Haziri paralajmëron zhvillime shokante, kërkon nga Kryeministri Kurti të lajmëroj popullin

Aktuale

Haziri paralajmëron zhvillime shokante, kërkon nga Kryeministri Kurti të lajmëroj popullin

Nga: H.O. Më: 22 tetor 2023 Në ora: 21:00
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një postim të tij në facebook ka komentuar vizitën e djeshme të pesë emisarëve.

Sipas tij, pas kësaj vizite Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani duhet organizuar menjëherë zgjedhjet në veri, e për këtë me lajmëru edhe Këshillin Evropian, e para tij popullin e Kosovës.

Poashtu, Haziri duke iu drejtuar kryeministrit shkruan se “duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza”.

Postimi i plotë:

Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit

Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së).

Kur?

Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i kallxu Keshillit Europian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyren e Kryeministrit tue kondërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza!

Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat