Bogdanoviq thotë se Serbia dhe Lista Serbe, po e mashtrojnë popullin serb në Kosovë

Aktuale

Bogdanoviq thotë se Serbia dhe Lista Serbe, po e mashtrojnë popullin serb në Kosovë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 09:35
Lista Serbe

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (SDS), Goran Bogdanoviq, ka thënë për gazetën Danas se “i ashtuquajturi ndryshim i kryesisë së Listës Serbe (LS) është në fakt një mashtrim i ri i popullit serb dhe vetëm një make-up”.

“Edhe një herë kemi njerëz që kanë marrë pjesë shumë aktive në të gjitha proceset që nga viti 2013”, ka thënë për gazetën Danas Bogdanoviq, i cili ishte edhe ish-ministër për Kosovë.

Sipas tij, derisa Lista Serbe nuk dënohet për gjithçka që ka bërë që nga viti 2013 e deri më sot, populli serb në Kosovë nuk ka të ardhme.

“LS duhet të përballet me të gjitha fatkeqësitë që ka bërë në Kosovë, nga kërcënimet, shantazhet, përmes punësimit partiak, deri te krimi”, tha Bogdanoviq, me rastin e zgjedhjes së liderit të ri të LS-së, në krye me Zlatan Elek, i cili në atë pozitë zëvendësohet Goran Rakiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat