​Haradinaj ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën tragjikisht

Aktuale

​Haradinaj ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën tragjikisht

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 10:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm tragjik ku mbeti i vdekur një ushtar i KFOR-it dhe një tjetër i lënduar.

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së ushtarit italian, ndërsa ka uruar shërim të shpejt për të lënduarin.

"I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar.

I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovë, ndërsa ushtarit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë", është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat