Hoti qeshet në facebook: Kurti s’e pranon ‘Zajednicën” s’i nënshtrohet presionit

Aktuale

Hoti qeshet në facebook: Kurti s’e pranon ‘Zajednicën” s’i nënshtrohet presionit

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 15:08
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas deklarimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës për propozimin e ri të BE-së për Asociacionin dhe raportimeve në media.

Hoti me ironi ka thënë se “mediat po shpifin” dhe se kryeministri Kurti nuk e pranon “Zajednicën”.

Duke rikujtuar deklarimet e mëhershëm të Kurtit, Hoti ak thënë se Kurti s’i nënshtrohet presionit ndërkombëtar, s’është tradhtar e as i korruptuar, ndërkohë që këtë e ka shoqëruar edhe me një të qeshur “hahah”.

““Koha.net po shpif”! Kurrë Albini nuk e pranon ‘zajednicën’! Nuk është tradhëtar e i korruptuar, nuk i nënshtrohet asnjë presioni. Hahaha”, ka shkruar Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat