Haradinaj kujton Tonin dhe Micin: Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë për atdheun

Aktuale

Haradinaj kujton Tonin dhe Micin: Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë për atdheun

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri në përvjetorin e rënies.

Ai është shprehur se ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit, përcjell Klankosova.tv.

Çdo 6 nëntor kujtojmë e nderojmë heronjtë; Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri. Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit.

Mbeten frymëzim për brezat e ri. Gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat