Hungaria e konfirmon angazhimin në mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Kosovës

Aktuale

Hungaria e konfirmon angazhimin në mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Kosovës

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:32
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për impaktin pozitiv që ato kanë në procesin e integrimit evropian të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

Konjufca falënderoi Bozsik për mbështetjen e qeverisë hungareze për Kosovën dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë në proceset që vendi ynë ka para vetes.

Ambasadori hungarez pasi falënderoi Konjufcën për pritjen e përzemërt, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat