Lajçak flet për takimin me Bislimin e Petkoviqin: Diskutimet ishin të dobishme

Aktuale

Lajçak flet për takimin me Bislimin e Petkoviqin: Diskutimet ishin të dobishme

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:50
Miroslav Lajçak

Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se me kryenegociatorët e palës kosovare dhe asaj serbe, sot patën diskutime të dobishme për progress në shumë pika.

Këtë, Lajçak e shkroi në një reagim të tij në platformën X, ndërsa flet për takimin si raund tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi.

”Sot prita kryenegociatorët, të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel.  Diskutimet tona ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë”.

Kosova dhe Serbia diskutuan të enjten në Bruksel në nivel kryenegociatorësh zbatimin e marrëveshjes së arritur me herët gjatë këtij viti për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat