Kryeministri Kurti sot priti në takim Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra

Aktuale

Kryeministri Kurti sot priti në takim Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 16:27
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra. 

Gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kryeministrin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale. Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit. 

Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Bajra për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat