​Maqedonci dhe Blair flasin rreth çështjes së sigurisë në Kosovë

Aktuale

​Maqedonci dhe Blair flasin rreth çështjes së sigurisë në Kosovë

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 09:44
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri Maqedonci ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat