Abdixhiku: Më nuk po flasim për Asociacion, por autonomi – pas kësaj vjen çështja e Kishës serbe

Aktuale

Abdixhiku: Më nuk po flasim për Asociacion, por autonomi – pas kësaj vjen çështja e Kishës serbe

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 22:53
Lumir Abdixhiku

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se më nuk flitet për Asociacion, por për autonomi.

Sipas Abdixhikut, debati rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe ka përfunduar dhe temë diskutimi është “një autonomi me potencial të rrezikshëm pr 10 vitet e ardhshme”.

E pas problemit të autonomisë, problem tjetër Abdixhiku ka theksuar se është edhe çështja e Kishës Ortodokse serbe.

“Autonomi me potencial të rrezikshëm për 10 vitet e ardhshme që të na shndërrohet si ai draft statuti i ekipit menaxhues… Edhe problemi tjetër që nuk e kemi zgjedhur dhe do të na zgjidhet gjatë 10 viteve të ardhshme, është çështja e kishës. Pra ajo na ishte një temë në agjendë, por tani këtu statusi i Kishës brenda marrëveshjes së Ohrit. Në seancën e fundit të Kuvendit kur e kuptuam që s’ka ide, tha sipas Kushtetueses, sipas Kushtetutës ligji nuk duhet. Pra ai nuk e ka idenë për çfarë kapitulli ka hapë. Pra veç lë ta kemi të qartë, po flasim për autonomi pa e përfshirë çështjen e Kishës që na vjen në tavolinë. Dhe në kthim kemi marrë asgjë, në kthim na jepet njohja defacto”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat