PSD paralajmëron gaz lotsjellës nëse Kurti e themelon Asociacionin

Aktuale

PSD paralajmëron gaz lotsjellës nëse Kurti e themelon Asociacionin

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 22:18
Nol Nushi

Në emisionin “Debat Plus” po diskutohet për qëndrimet e PSD-së karshi situatave politike në vend.

Në vazhdën e diskutimeve, Nol Nushi nga kjo parti tha se nëse kryeministri Albin Kurti do ta themelojë Asociacionin, “do ta ketë gazin [lotsjellës] aty”.

Nushi tutje e kritikoi qasjen e opozitës, për të cilën, tha se po shpresojnë se vijnë në pushtet duke e rrëzuar Kurtin ndërkombëtarët.

“Krejt opozita në Kosovë, krejt kartat i ka duke i thënë bëje Asociacionim, duke menduar që nuk e bën. Krejt opozita shpresojnë që nuk e bën e vijnë ata të jashtit e rrëzojnë e vijnë këta edhe e bëjnë”, tha Nushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat