Policia nuk dyshon se cak i shpërthimit në veri ishte ndonjë banor

Aktuale

Policia nuk dyshon se cak i shpërthimit në veri ishte ndonjë banor

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një shpërthim i një granate dore ka ndodhur pas mesnate në veri, ku si pasojë dëme të vogla materiale janë shkaktuar në një shtëpi.

Zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Veton Elshani ka thënë se nuk dyshojnë që cak i shpërthimit ka qenë ndonjë banor në atë lagje

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë “Perandori Dushan”, në Mitrovica Veriore, ku xhamat e disa dritareve të një shtëpie janë thyer”, tha ai.

Elshani ka shtuar se njësitet policore kanë dal në vend të ngjarjes dhe pas konsultimit me prokurorin, është hapur rasti si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat