Gavrani: Serbët në veri janë të pakënaqur me draft-statutin

Aktuale

Gavrani: Serbët në veri janë të pakënaqur me draft-statutin

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 23:50
Mimoza Gavrani

Opinionistja Mimoza Gavrani ka thënë se me draft-statutin për Asociacionin nuk janë të kënaqur as serbët në veri të Kosovës.

Ajo këto komente i ka bërë në emisionin ‘Politiko" e ku po diskutohet për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

“Ky draft-dokument i cili po diskutohet e që është pjesë e dialogut nuk është i mirëpritur nga serbët në veri dhe shumica nga ta janë të pakënaqur me të”, ka thënë Gavrani.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ulët dhe t’i identifikojë problemet e këtyre qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat