AAK për buxhetin 2024: Qeveri e injorimit e mashtrimit, asnjë amendament nga opozita s’është shqyrtuar

Aktuale

AAK për buxhetin 2024: Qeveri e injorimit e mashtrimit, asnjë amendament nga opozita s’është shqyrtuar

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:49
Besnik Tahiri

Grupi Parlamentar i AAK-së ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin 2024, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj tha se asnjë amendament i propozuar nga opozita nuk është marrë parasysh, madje janë injoruar edhe agjencionet e ndërmarrjet publike.

“Kjo është Qeveri e injorimit dhe mashtrimit e në interes të klaneve të caktuara dhe nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Së pari nuk ka përfillur kërkesat e agjencioneve të pavarura të institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe që kanë ardhur me kauza që do të ndryshojnë pozitivisht”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, qeveria ka projektuar buxhet për “klanet” e veta.

“Më besoni që këto agjencione më vështirësi po e kalojnë vitin dhe më vështirë po hyjnë në vitin 2024. Ne kemi bërë kërkesa që shkonte në favor të qytetarëve asnjë amendament nuk është shqyrtuar dhe i kanë hedhur poshtë. Rritja e koeficientit nuk ka ndodhur. Rritja e pensioneve ka qenë amendament prej 100 në 120 euro edhe kjo kërkesë është injoruar. Po ashtu zbatimi i kontratës kolektive. Kjo qeveri ka projektuar buxhet për klanet e veta. Asnjë kërkesë nuk e ka plotësuar”, ka vijuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat