Eksperti “zbulon” zanafillën e Asociacionit: Qeveria e Kosovës kompetente për zbatim

Aktuale

Eksperti “zbulon” zanafillën e Asociacionit: Qeveria e Kosovës kompetente për zbatim

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Eksperti Kadri Kryeziu është shprehur se asociacioni i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës e hyn në kuadër të 39 marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 2013.

Komentet Kryeziu i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se këto marrëveshje kanë kaluar edhe në Parlamentin e Kosovës, janë miratuar dhe kanë hyrë si ligje në sistemin juridik të brendshëm të Kosovës.

Ai shtoi se qeveria e Kosovës është kompetente vetëm në zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe hyn në kuadër të 39 marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 2013. Kornizën lidhore asociacioni e ka në marrëveshjen në vitin 2013 dhe 2015, të nënshkruar nga ish-kryeministrat e Kosovës.

Këto marrëveshje kanë kaluar edhe në Parlamentin e Kosovës, janë miratuar dhe kanë hyrë si ligje në sistemin juridik të brendshëm të Kosovës. Qeveria e Kosovës është kompetente për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, kryesisht asociacionit, që është një lloj marrëveshje unilaterale, për shkak se ky duhet të ndërtohet si subjekt apo person juridik më Kosovë.

Baza themelore e marrëveshjes për asiociacion është në kornizën ligjore, respektivisht në konventën ndërkombëtare për pakica apo minoritete, janë disa baza ligjore që i japin këtij institucioni karakter të pushtetit local. Disa dilemma që kanë lindur më vonë”, është shprehur Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat