Aktivistja Luljeta Aliu thotë se nuk është befasuar me arsyet që Naim Murseli porositi vrasjen e Liridonës

Aktuale

Aktivistja Luljeta Aliu thotë se nuk është befasuar me arsyet që Naim Murseli porositi vrasjen e Liridonës

Nga: H.O. Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 21:09
Naim dhe Liridona Murseli

Aktivistja Luljeta Aliu në një postim të saj në facebook ka komentuar arsyet e përmendura për të cilat thuhet se Naim Murseli ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ajo thotë se nuk befasohet me arsyet e përmendura.

Postimi i plotë:

Dmth e paska porositë ekzekutimin e saj për m'i taku kompenzimi nga sigurimi jetësor. Për mua personalisht nuk është fare befasuese. Por po e shoh se njerëzit tjerë po shokohen nga ky rast.

Shokues për mua është edhe fakti që shokoheni vetëm për vrasjet. Edhe atë dy-tri ditë. Pastaj vazhdoni qetë deri në vrasjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat