“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”- Ish-prokurori: Këto janë dy motivet kryesore

Aktuale

“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”- Ish-prokurori: Këto janë dy motivet kryesore

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 21:26
Ish-prokurori Besnik Muçi

Ish-prokurori Besnik Muçi është shprehur se dy motivet kryesore që mund të kenë çuar në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, janë problemet familjare ose një motiv financiar.

Komentet Muçi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha gjithashtu se është e vështirë që qëllimin e vërtetë të ngjarjes ta mësojmë nga autori.

“Kur thashë që ngjarja është e zbardhur, në të gjitha elementët e saj ngjarja është e zbardhur. Elementi subjektiv është vrasje me paramendim. Qëndrimi psiqik i autorit me ngjarjen është që ai ka pasur qëllim vrasjen e bashkëshortes".

Është e vështirë që motivin dhe qëllimin e ngjarjes ta marrim nga autori. Ne nga të gjitha rrethanat objektive, duhet të nxjerrim qëllimin subjektiv të autorit. Duke parë që ngjarja dhe fshehja e saj ka qenë e mirorganizuar, tregon që ka pasur një motiv shumë të fortë.

Mund të kenë qenë motive familjare që kanë qenë private, ose motivi financiar. Unë them që këto dyja janë motivet kryesore që e kanë çuar atë në këtë ngjarje”, është shprehur Muçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat