“Me pas dit që e ka bo djali jem, ai sot s‘ish gjallë” - ky është rrëfimi i babait të Naim Murselit

Aktuale

“Me pas dit që e ka bo djali jem, ai sot s‘ish gjallë” - ky është rrëfimi i babait të Naim Murselit

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 20:06
Babai i Naimit

Për vrasjen e Liridona Ademaj ka folur babai i Naim Murselit.

Ky i fundit, dyshohet për vrasjen e Liridonës.

Ai jep detaje për fëmijët, dhe ka një mesazh për familjen e Liridonës.

“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi.

Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ - u shpreh ai.

Kujtojmë, se sot është bërë rivarrimi i Liridonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat