Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Aktuale

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 00:58
Edmond Hajrizi

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka numëruar disa nga arsyet se pse Kosova po dështon në testin PISA.

Ai ka thënë se arsimi në Kosovë ka dështuar për shkak të ndryshimit të shpeshtë të politikave në arsim.

“Politikat ne arsim nuk ndryshojnë brenda vitit, shembull brenda 5 viteve, impakti brenda 10 viteve, kultura nuk ndryshohet brenda natës”, ka thënë Hajrizi.

Ai gjithashtu ka thënë se shkollat në Kosovë kanë humbur hapin me teknologjinë.

Ndoshta ne kemi mungesë bazike të internetit në shkollë…tashmë nuk mësohet vetëm më një literaturë, me një libër që ka bë dikush para 5 viteve.

Ai ka thënë se edhe relacioni i fëmijës me prindërit  është i rëndësishëm.

“Kohën e fundit kemi vërejtur se fëmijët kanë humbur relacionin me prindërit për shkak të rrethanave apo formateve tjera”, ka thënë ai.

Duke diskutuar mbi rezultatet e dobëta në testin PISA, ai ka thënë se situata me Covid-19 ka ndikuar por që ne e dijmë që sistemi arsimor në Kosovë nuk është në nivelin e duhur dhe ka nevoj për ndërhyrje.

“Duhet me reflektu shumë më shumë por jo vetëm kur vijnë këto vlerësime por çdo ditë”, ka thënë Hajrizi.

Ai tutje ka thënë se sistemi ende nuk është kompletuar sipas praktikave globale dhe nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat