“Pse Naimi e vrau Liridonën”, avokati tregon pistën ku Prokuroria duhet të hetojë

Aktuale

“Pse Naimi e vrau Liridonën”, avokati tregon pistën ku Prokuroria duhet të hetojë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:09
Naim Murseli

Avokati Gentian Rumano tha se nëse do të ishte prokurori i çështjes së Liridonës, një nga pistat e hetimit që do të shikonte do ishte ajo e marrëdhënieve të Naim Murselit me ligjin në Suedi.

Sipas tij është e dyshimtë që ata kanë lënë bizneset që u sillnin të ardhura shumë të mira në Suedi për të ardhur në Kosovë.

Ai ngre dyshimet se Naimi mund të ketë probleme shumë të mëdha me ligjin në Suedi për të cilat mbase gruaja e tij ka pasur dijeni.

“Po të isha unë prokurori unë do shikoja që Naimi paska një problem shumë të madh me ligjin në Suedi, të cilin kërkon që ta fshehë në Kosovë dhe kur gjendja psikologjike, familjare bëhet shumë e rënduar në familje, kërkon që t’i mbyllë gojën bashkëshortes dhe rruga më e mençme është t’i mbyllë gojën të shoqes.

Nëse do isha prokuror kjo do ishte një nga pistat që do hetoja, sepse dy nënshtetas Suedez që vijnë në Kosovë dhe nuk shkojnë më në Suedi, si i ke lënë aktivitetet tregtare në Suedi dhe ke ardhur në Kosovë. Ndërsa ngjarja ndodh në Kosovë”, tha avokati Rumano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat