Organizohet Konferenca e Donatorëve për familjet e komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë

Aktuale

Organizohet Konferenca e Donatorëve për familjet e komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Një Konferencë e Donatorëve është paraparë të mbahet sot.

Kjo konferencë organizohet për strehimin e qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë.

Nikoqir i këtij takimi, do të jetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Qëllimi i konferencës është që të punohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për 60 familje të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të kthyera nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Kjo ngjarje zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat