Sinani: Mbi 6 mijë shqiptarëve iu hoq e drejta e votës në zgjedhjet e 17 dhjetorit

Aktuale

Sinani: Mbi 6 mijë shqiptarëve iu hoq e drejta e votës në zgjedhjet e 17 dhjetorit

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:38
Ardita Sinani

Këshilltarja politike e kryeministrit Kurti për Luginën, Ardita Sinani, thotë se mbi 6 mijë shqiptarëve u është hequr e drejta e votës në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Sinani ka shkruar se kjo është bërë përmes pasivizimit të adresave.

Rrëshqitja e Serbisë drejt autokracisë nën Vuçiç është tashmë e dukshme. Zgjedhjet e 17 dhjetorit vërtetojnë pikërisht këtë. Mbi 6 mijë shqiptarëve iu hoq e drejta e votës përmes pasivizimit të paligjshëm të adresave. Nëse kjo nuk do të ndodhte, më shumë deputetë shqiptarë mund të ishin ulur në Kuvend”, ka shkruar Sinani.

Sinani tutje ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime.

“Kjo ishte një shtypje e qëllimshme dhe e targetuar që është e motivuar politikisht kundër pakicës shqiptare dhe përbën një sulm ndaj asaj që ka mbetur nga demokracia në Serbi. Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë, duhet të ndërmarrë veprime”, ka shkruar Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat