Osmani: Ka tendenca që masat e BE-së të përdoren si kushtëzim edhe për marrëveshjen me Serbinë

Aktuale

Osmani: Ka tendenca që masat e BE-së të përdoren si kushtëzim edhe për marrëveshjen me Serbinë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 12:02
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani sot ka thënë se ka tendenca që masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës që vazhdojnë të jenë në fuqi të keqpërdoren për kushtëzim të themelimit të Asociacionit.

Ajo tha se nëse ndodh diçka e tillë do të ketë vetëm efekt negativ, derisa tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e vendosura nga BE-ja për heqjen e këtyre masave që u vendosën si ndëshkim për tensionet në veri.

“Ka tendencë nga disa që tani masat të keqpërdoren si mënyrë për të kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga arsyeja pse ato janë vendosur në fillim. E kam kundërshtuar një qasje të tillë edhe në Samitin BE-Ballkan Perëndimor, sepse në fakt kjo logjikë sikur kur përdoreshin liberalizimi i vizave për të kushtëzuar Kosovën për çështje të dialogut do të ketë vetëm efekt negativ. Ajo që kanë kërkuar nga Kosova, pra që e quanin deeskalim, tashmë ka ndodhur. Nëse dikush mendon që të kushtëzohet heqja e masave me ndonjë veprim të Kosovës në kuadër të zbatimit të marrëveshjes vetëm sa do të ketë efekt negativ. Masat do të duhet hiqen sepse Kosova i ka plotësuar kushtet e kërkuara”.  

E pyetur nëse masat do të hiqen me zgjedhjen e kryetarëve të rinj në veri, Osmani tha se ato masa është dashur të hiqen moti dhe në fakt të mos vendoseshin kurrë”.

“Kosova ka vepruar brenda territorit të saj, s’e ka pushtuar askënd, ska përdorur dhunë dhe se ka rrezikuar askënd që të meritonte masa të tilla të padrejta dhe joprofesionale”.

Osmani tha se konstruktivitetin Kosova e ka dëshmuar me qindra herë në raporton me marrëveshjen me Serbinë, ndërkaq Serbia po e bën të kundërtën dhe jo vetëm me retorikë, por edhe me shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat