Gjendja në pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe në Merdar vazhdon pritja e bashkatdhetarëve

Aktuale

Gjendja në pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe në Merdar vazhdon pritja e bashkatdhetarëve

Më: 8 janar 2024 Në ora: 16:10
Kolona

Dy vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdojnë të jenë të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar tregojnë se qytetarët po presin deri një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, kolonat në dalje në këtë pikë arrijnë deri 150 metra.

Ndërsa, në Merdar, kolonat arrijnë deri 1200 metra, qytetarët po presin deri një orë e gjysmë.

Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në dhjetë minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat