Rrahmani: Gjatë këtij mandati ka pasur mungesë të opozitës së mirëfilltë

Aktuale

Rrahmani: Gjatë këtij mandati ka pasur mungesë të opozitës së mirëfilltë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 00:44
Eman Rrahmani

Po bëhen gati tri vite që Lëvizje Vetëvendosje është duke udhëhequr me qeverinë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizje Vetëvendosje, Eman Rrahmani, theksoi se gjatë këtij mandati ka pasur mungesë të opozitës së fortë.

“Vendi ka nevojë për një opozitë konstruktive, e cila ndikon dhe jep kontributin e saj për qeverisjen më të mirë të vendit. Mungesa e një opozitarizmi ndikon në qeverisje”, tha ai.

Sipas tij, opozita duhet të sfidojë pozitën.

Sot dy parti opozitare njëra nga to parlamentare AAK dhe NISMA u bënë bashkë duke lidhur marrëveshje për koalicion parazgjedhor, por deputeti i VV-së, Eman Rrahmani nuk janë sfiduese për qeverinë. Ai tha se sa më shumë që të ketë organizime të opozitës është në të mirë për vendin.

Deputeti Rrahmani, vlerësoi se qeverisja e tanishme është më e mirë dhe për punë të mira duhet të vlerësohet. Ai tha se ka pasur pritje më të mëdha për qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat