“Hajt se s’është bërë kiameti që është vra” – djali i Smajl Hajdarajt tregon çfarë tha njëri polic në ditën që iu vra babai

Aktuale

“Hajt se s’është bërë kiameti që është vra” – djali i Smajl Hajdarajt tregon çfarë tha njëri polic në ditën që iu vra babai

Më: 18 janar 2024 Në ora: 21:57
Shpëtim Hajdaraj

Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Smajl Hajdaraj që u vra më 17 janar 2002, është i ftuar në “Pressing" ku po rrëfen për vrasjen e babait të tij.

Ai ka treguar për sjelljen e policit të parë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas krimit.

Thotë se polici i ka thënë motrës së tij, pra bijës së Smajl Hajdrajt “Hajt se s’është bërë kiameti që është vra”.

Shpëtim Hajdaraj thotë se pas 2-3 viteve ky polic ka vdekur në një aksident. Ka dyshime që për vrasjen e babait të tij ka ekzistuar një strukturë më e gjerë.

“Vlen të theksoj që aty pasi janë ardhur policia, ka qenë një sjellje e keqe e një polici aty ndaj motrës. Ku ka shku ka dashur t’i afrohet, ai polici ka thënë hajt se nuk është bërë kiameti që është vra. Për këtë dyshojmë që ka qenë një organizm më i gjerë. Polici që vjen në vendin e ngjarjes thotë çka jeni afru, nuk është bërë kiameti”.

“Fatketqisht ky polic diku pas 2-3 viteve më pastaj ka vdekur në një aksident kështu”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat