“Promovimi i botës serbe”- Muja për largimin e billibordeve: Mungojke veç Vulini

Aktuale

“Promovimi i botës serbe”- Muja për largimin e billibordeve: Mungojke veç Vulini

Më: 26 janar 2024 Në ora: 06:14
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka folur për heqjen e billbordeve në veri duke thënë se figurat e vendosura aty janë promovim i botës serbo-ruse.

Muja ka thënë se largimi i tyre është pozitiv pasi figurat e tilla në billbord kanë qenë mesazh dhe promovim i nacionalizmit.

“Këta janë përfaqësues të botës serbo-ruse. Bash aty vec edhe Aleksandër Vulini mungonte për me përmbyll krejt konceptin ose mendësinë primitive që e kanë pasë. I kanë qit krejt ato figura që promovojnë nacionalizëm në Kosovë.

Unë e shoh si një hap të rëndësishëm, është përfundimisht dhe simbolikisht që këta duhet me ua tregu vendin, këta që promovojnë ide të tilla, mendoj që duhen me marr një mesazh.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat