“Duhet bërë sot”, gazetari: Liridona mund ta ketë ‘nuhatur’ që i rrezikohej jeta

Aktuale

“Duhet bërë sot”, gazetari: Liridona mund ta ketë ‘nuhatur’ që i rrezikohej jeta

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:26
Liridona dhe Naim Murseli.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”, ka qenë gazetari Sokol Bregu, i cili ka folur rreth vrasjes tragjike të Liridona Ademajt. Ai u shpreh se e ndjera mund ta ketë “nuhatur” që bashkëshorti do t’i merrte jetën, ndaj dhe ky i fundit ka vepruar në mënyrë të shpejtë. Kjo, sipas gazetarit, është e vetmja arsye përse Naim Murseli mund të jetë nxituar në ekzekutimin e bashkëshortes së tij.

Sokol Bregu: Ekspertët kudo në botë do merreshin fillimisht me IQ (koeficientin e inteligjencës) e të dyve: edhe të vrasësit fizik, edhe të vrasësit-ideatorit. Vrasësi fizik, unë e besoj në dëshminë e tij sepse duket thjesht, edhe me një mënyrë të dëshmisë së tij, shumë i qartë, por nuk tregon pse e bëri në atë lloj forme. Dyshimi kryesor është nuhatja nëse bashkëshortja ka marrë…

Blendi Fevziu: Varet nëse ekzekutori ka pasur dijeni apo jo? Nëse ai ka thënë: “Duhet bërë sot”, dhe e ka filluar sot, ai nuk i ka dhënë detaje pse duhet bërë sot.

Sokol Bregu: Nëse ka qenë një debat, i cili ka qenë edhe në familje, diçka e ndjera e ka nuhatur, që mund t’i rrezikohet jeta dhe në atë moment… vetëm kjo mund të shkojë.

Blendi Fevziu: Ajo mund të ketë pasur një lloj nuhatje thua?

Sokol Bregu: E ka marrë një informacion në një moment të tillë dhe duhej kryer në mënyrë të shpejtë, sepse ajo kishte filluar të dyshonte nëse kjo do të kryhej. Vetëm kështu! Se në të kundërt, vërtet i dyshuari i vrasjes, ideatori, mund të ketë probleme financiare, mund të ketë edhe histori të tjera, por nuk ka një IQ kaq të ulët sa të kryejë një krim në këtë lloj forme, që të kapet brenda 30 sekondash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat