Ai nuk është serb, është kriminel!/ Kërstiq godet Radojçiq

Aktuale

Ai nuk është serb, është kriminel!/ Kërstiq godet Radojçiq

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 23:29
Bratislav Kërstiq

Gazetari serb Brasnislav Kërstiq ka komentuar videon e shfaqur në “Politiko” të Milan Rajdojqiq, ku shihet ky i fundit duke e goditur më grushtë kryetarin e komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq,

Pas shfaqjes së kësaj video, Kërstiq e quajti Milan Rajdojqiq një kriminel.

“Ai nuk është serb, ai është një pjesëtar i një grupi kriminel ku në Kosovë është e regjistruar si parti politike, nuk kam koment”, tha ai.

Rikujtojmë se Radojqiq e kishte dërguar Spiriqin në Kopaonik në hotelin “GREY” me qëllimin për ta rrahur brutalisht.

Ai dyshohet se e ka rrahur Aleksandër Spiriqin për interesa financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat