Arifi: Takimi në Bruksel tërësisht politik, Qeveria dëshmoi joseriozitet dhe dëmtim të pozicionit negociues

Aktuale

Arifi: Takimi në Bruksel tërësisht politik, Qeveria dëshmoi joseriozitet dhe dëmtim të pozicionit negociues

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 17:30
Avni Arifi

Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka folur edhe për përfaqësuesit që kanë marrë pjesë në takimin e së martës në Bruksel.

Sipas tij, takimi trepalësh në Bruksel ka qenë tërësisht politik.

Dhe, se me këtë siç thotë Arifi, Qeveria e Kosovës me këtë veprim ka dëshmuar joseriozitet dhe dëmtim të pozicionit negociues.

“Kjo logjika e mashtrimit se ky është proces teknik e jo politik jo që është joadekuat por është shumë i dëmshëm. Kur kanë filluar bisedimet “teknike: në vitin 2011 atëkohë Vetëvendosja pretendonte se asgjë teknike nuk ka në raport me Serbinë por gjithçka është politike. Edhe takimi në Bruksel pavarësisht se kush ka marrë pjesë është tërësisht politik dhe Qeveria e Kosovës me këtë veprim vetëm ka dëshmuar joseriozitet dhe dëmtim të pozicionit negociues të vetvetes dhe asgjë më shumë”, është shprehru Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat