Sarrazin flet për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është porosia e tij!

Aktuale

Sarrazin flet për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është porosia e tij!

Më: 2 mars 2024 Në ora: 17:04
Manuel Sarrazin

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kërkoi më shumë vullnet politik dhe që palët të ndërmarrin veprime konkrete, pasi sipas tij nuk është detyra e Bashkimit Evropian të jetë arbitër.

Për sa i përket marrëdhënieve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërkombëtarët, emisari gjerman tha se nuk është në interesin afatgjatë të Kosovës që të humbë mundësitë drejt BE-së.

“Rruga në të cilën po ecën qeveria e zotit Kurti në dialog, në planin afatgjatë, kam frikë se kjo mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian. Kam frikë se kjo mund të çojë më shumë në një drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian”, tha Sarrazin në një intervistë për Abcnews.al.

Emisari gjerman komentoi edhe samitet e mbajtura në Tiranë dhe bëri thirrje që të mos përdoret e kaluara për të rritur ndjenjat nacionaliste, por vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.

“Mendoj se nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë ide të përgjithshme të samitit, i cili u organizua për të treguar se Moldavia, Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkë dhe së bashku mund të arrijnë shumë dhe duhet ta shohin njëri-tjetrin pozitivisht, kuptojnë dhe dinë se çdo hap që bën një nga këto vende do të ndihmojë gjithashtu të tjerët. Kjo është shumë pozitive. Dhe gjithashtu kjo, ajo që ndjeva si atmosferë mes liderëve, ishte shumë e rëndësishme. Dhe më pas, Tirana mundi të jepte një mundësi për një takim dypalësh të zotit Zelensky dhe zotit Vuçiq, i cili natyrisht ka disa synime, të cilat ju e dini, ndoshta edhe të dobishme për palën serbe, por gjithsesi, është një fazë e mirë, padyshim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat