KQZ-ja publikon raportet financiare të partive politike

Aktuale

KQZ-ja publikon raportet financiare të partive politike

Më: 15 mars 2024 Në ora: 11:00
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar sot raportet financiare të partive politike në Kosovë.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues:

“Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së.

Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Vjetore Financiare, ose në vegzën direkte:”, thuhet në njoftim.

LISTEN mund ta gjeni KETU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat