Pacolli: Gërvalla i ka fshirë gjurmët e aktiviteteve të ministrave të tjerë në MPJ

Aktuale

Pacolli: Gërvalla i ka fshirë gjurmët e aktiviteteve të ministrave të tjerë në MPJ

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:11
Behgjet Pacolli

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, e ka kritikuar ministren aktuale të Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Pacolli tha se ajo nuk ka lënë asnjë gjumë të aktiviteteve nga ministrat e tjerë.

“Zonja Gervalla ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjera para saj”, tha Pacolli.

Ai tha se ky fakt arrogant, aq sa nuk është human e kolegial nuk është as profesional.

Ish-presidenti i Kosovës, shtoi se shtoi se nëse zonja Gervalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ.

“Duke filluar nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokolare e deri te zyra e saj, të cilat janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht”, tha Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat