‘Dorëzohet’ Serbia – Kosova i ka votat për hyrjen në KiE

Aktuale

‘Dorëzohet’ Serbia – Kosova i ka votat për hyrjen në KiE

Më: 26 mars 2024 Në ora: 20:30
Ilustrim

Të mërkurën ka lënë takim “urgjent” me ambasadorët e Amerikës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe atë të BE-së, në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me QUINT-in, me patjetër, që do bisedojë për aplikimin e Kosovës për tu anëtarësuar në Këshill të Evropës.

Më 27 mars në Paris, Komisioni për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, do diskutojë raportin e raportueses për Kosovë, Dora Bakoyaniss.

Shefja e delegacionit serb në Asamble, Biljana Pantiq-Pilja, po thotë se shteti i saj zor se mund të bëjë diçka për të penguar hyrjen e Kosovës në këtë organizatë. Ajo kishte akuza në adresë të raportueses.

“E rëndë është hapësira për të manovruar, është në fakt fort e ngushtë. Kështu që të mërkurën do të jetë diskutimi dhe zonja Bakoyaniss do ta prezantoj raportin e saj. Në fakt qëndrimin e saj që e ka ndryshuar për fat të keq, nga ai që e kishte para dy javësh. Më pas vjen diskutimi dhe pritet votimi. Duhet 2/3 sikur per kuorum ashtu edhe për të votuar këtë raport. Për fat të keq pjesë e Asamblesë Parlamentare të KIE-së, nuk është delegacioni nga Rusia e nga janari as ai Azerbajxhanit”, tha Pantiq-Pilja.

Pantiq-Pilja, thotë se ka vota që Kosova të kaloj këtë fazë drejt hyrjes në KIE, edhe nga shtetet mosnjohëse, anëtare të kësaj trupe që ka selinë në Strasburg.

“Keni deputetin nga Rumania, vend ky që nuk e ka pranuar Kosovën e pavaruar, por ky deputet është avokues që Kosova të jetë e pavarur dhe ai plotësisht e mbështet që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”.

Serbia, ka dhënë paralajmërime të forta se po e konsideron largimin nga Këshilli i Evropës, në rast se aty anëtarësohet Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat