​Kroacia premton mbështetje për Kosovën në BE e NATO

Aktuale

​Kroacia premton mbështetje për Kosovën në BE e NATO

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:12
Ivan Anusiq

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi sot prezenca e ushtarakëve kroatë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it ka kontribuar në vazhdimësi në ruajtjen dhe krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë.

Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anusiq, ku tha se të dyja vendet ndajnë të njëjtat interesa në rrafshin regjional dhe global të mbrojtjes dhe sigurisë, dhe se po thellojnë raportet në këtë drejtim.

Maqedonci: Prezenca e kroatëve në KFOR e rëndësishme për sigurinë në Kosovë

“Prezenca e ushtarakëve kroatë si në KFOR gjithashtu edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, është kruciale dhe shumë e rëndësishme për vendin tonë. Prezenca ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it ka kontribuar në vazhdimësi në ruajtjen edhe në krijimin e një ambienti stabil dhe të sigurt në Republikën e Kosovës. Kurse në aspektin e mbrojtjes, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë. Republika e Kroacisë në vazhdimësi ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë, me theks të veçantë në trajnime dhe shkollime por gjithashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, si dhe në aspektet tjera të bashkëpunimit të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë”, deklaroi ai.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anusiq theksoi mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Anusiq: Kroacia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

“Duhet të dini që keni përkrahje nga Republika jonë, do të kemi luftojmë kundër terrorizimit, do të mbështesim edhe komunitetin tonë që jetojnë në Kosovë. Jemi të gatshëm që të mbështesim Kosovën dhe të gjithë bashkëpunimin që e kemi bërë deri më tash, e kemi bërë në kuptimin e ndihmës përmes këshilltarëve që janë institucionet tona. Në këtë mënyrë që të lehtësojmë të gjitha përgatitjet për integrim në BE dhe NATO. Falënderojmë Kosovën ku në kohën e tanishme bashkëpunon me ne edhe në kuptimin e industrisë së mbrojtjes. Të gjitha ato projekte që janë duke ndodhur i mbështesim dhe do të qëndrojmë pranë Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Ministri kroat i Mbrojtjes është pritur me nderime nga garda ceremoniale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat