Ofertën e Haradinajt për koalicion e refuzon edhe Krasniqi: Kemi dallime me partitë në opozitë për shumë çështje

Aktuale

Ofertën e Haradinajt për koalicion e refuzon edhe Krasniqi: Kemi dallime me partitë në opozitë për shumë çështje

Më: 27 mars 2024 Në ora: 23:42
Memli Krasniqi

Javë më parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj doli me një ide për koalicion me partitë opozitare për zgjedhjet e ardhshme, por kjo ide nuk gjeti mbështetjen e LDK-së. Memli Krasniqi i PDK-së e konformoi se as ai nuk pajtohet me idenë e Haradinajt.

Sipas Krasniqit, bashkimi i të gjitha partive nuk ofron zgjidhje.

“Nuk më takon me komentu z.Haradinaj propozimin e tij. Ai mund ta mendojë ashtu, por nuk është ai opsion që ofron zgjdihje. Nuk besoj që duhet me u bo krejt partitë politike bashkë. Pse duhet me u bo?”, tha Krasniqi.

“Kemi dallime, unë kam dallime me partitë në opozitë për shumë çështje të cilat ndërlidhen me konceptet e mia ideologjike dhe të PDK-së”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat