Festimet për Pashkët, besimtarët kryejnë “Udhën e Kryqit"

Aktuale

Festimet për Pashkët, besimtarët kryejnë “Udhën e Kryqit"

Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:48
Festimet për Pashkët

Besimtarët katolikë kanë kremtuar mbrëmjen e së premtes në sheshin “Nënë Tereza” ritin e shenjtë "Udha e Kryqit" në drejtimin e imzot Arjan Doda.

Fëmijë, gra, burra dhe njerëz të grupmoshave të ndryshme përkujtuan kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe kjo ditë njihet si e Premtja e Zezë.

Kjo ditë e shenjtë është kremtuar edhe në qytetin e Shkodrës tek Katedralja e qytetit, procesioni i cili është udhëhequr nga Arqipeshkvi i Shkodrës.

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat