Xani: Kosova të mos krijojë sfidë të re në dialog, t’i mbyllë temat e mëdha

Aktuale

Xani: Kosova të mos krijojë sfidë të re në dialog, t’i mbyllë temat e mëdha

Më: 5 prill 2024 Në ora: 07:23
Visar Xani

Analisti, Visar Xani, thotë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb ka qenë gabim strategjik i Kosovës, pasi që sipas tij, është marrë në një kohë kur është dashur të diskutohen temat më të mëdha politike.

Si rrjedhojë e kësaj, Xani thotë se edhe takimi i sotëm mes të dyja palëve nuk ka sjellë rezultate.

Sipas tij, me vendimin e BQK-së, Kosova e ka humbur momentumin për të shtyrë përpara njohjen de-facto nga Serbia.

“Pas çdo veprimi që bën Qeveria e Kosovës ndonjë veprim pasues karshi, ose që është përgjigje e veprimit të hapit të parë, nuk krijon situatë të re. Çfarë ka përfituar Kosova në situatën e re, pra të dinarit? E ka humbur momentumin për të shtyrë përpara njohjen de-facto. Momentumi është merri obligimet që i ke, mos krijo sfidë të re në procesin e dialogut, mbylli temat e mëdha politike dhe mos krijo një temë të re teknike që është ekskluzive teknike për çështje të brendshme të Kosovës. Ne e dimë që është vendim sovran dhe BQK-ja e ka autoritetin e plotë. Por, gabimi strategjik i Kosovës ka qenë pse e ka marrë vendimin pikërisht në një moment që janë duke u diskutu temat e mëdha”, tha ai.

Pas takimit të sotëm në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë më 1 shkurt.

Kryenegociatorët e të dy vende kanë akuzuar njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje. Por, Bashkimi Evropian tha se ka pasur përafrim të qëndrimeve sa i përket dinarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat