Thaçi flet për Kurtin: Ai do zhvendosjen e vëmendjes nga Kosova në Maqedoni, ja tri synimet e tij

Aktuale

Thaçi flet për Kurtin: Ai do zhvendosjen e vëmendjes nga Kosova në Maqedoni, ja tri synimet e tij

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:30
Menduh Thaçi

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, që është në koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit, ka folur në “Pressing” të T7, të martën në lidhje me ndërhyrjen e kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti.

Thaçi ka përmendur tri arsye hipotetike sipas të cilave Kurti “mund të ketë synime”.

“E para mendoj që është një tentim për zhvendosje të vëmendjes nga Kosova në Maqedoni dhe vështirësitë me të cilat përballet Kosova aktualisht mos të jenë pjesë e aktualitetit politik”.

“E dyta, edhe kjo keq nëse është, kojshillëk drejt partnerëve tanë ndërkombëtar që ndikmi i Kurtit në Maqedoni është shumë i madh dhe për këtë duhet të kalkuloni në qasjen tuaj, kjo është fatale. Katastrofale”.

“E treta mund të jetë direkt personale apo individuale që ka të bëjë me raporte qoftë të miat apo të Ali Ahmetit me krahun e luftës të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat