Haliti: Serbinë askush se dëgjon, fjalimet e saj u refuzuan në AP të NATO-s

Aktuale

Haliti: Serbinë askush se dëgjon, fjalimet e saj u refuzuan në AP të NATO-s

Më: 27 maj 2024 Në ora: 18:12
Xhavit Haliti

Anëtari i delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti foli rreth përpjekjeve të Serbisë dhe aleatëve të saj, për të penguar Kosovën t’I avancohej statusi në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.

Lidhur me këtë ai tha se edhe pse Serbia u mundua me fjalime propaganduese të nxiste këtë veprim, në seancë ata u refuzuan.

“Për mua politikisht, Serbia nuk është dëgjuar as këtu, e as askund nuk do të dëgjohet, por problemet janë të natyrave të tjera, kur e kemi fjalën për atë që ndodhi në Këshillin e Evropës”, tha Haliti.

“Mirëpo delegacioni i Serbisë që erdhi me 16 persona, i përgatitur me fjalime kundërshtuese, bashkë me disa aleatë të tyre, u refuzuan nga drejtuesit e seancës, dhe çështja doli drejt në votim, sepse gjithçka ishte e parapërgatitur mbi bazën e angazhimit por edhe mbi bazën e besimit”.

Ai foli edhe rreth fjalimi të Goran Rakiqit, deputetit të Serbisë.

“Ai kishte një fjalim të çuditshëm, lidhur me ato që kanë ndodhur në veri. Një fjalim që i ngjante propagandës të viteve të 80-ta e tutje”.

“Po ta lexoje gjuhën e trupit të gjithë delegatëve, mund të shihej se nuk iu pëlqente fjalimi i tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat