“Para nga Serbia e Rusia”, Klinaku: Prokuroria e Speciales po shantazhon dëshmitarët

Aktuale

“Para nga Serbia e Rusia”, Klinaku: Prokuroria e Speciales po shantazhon dëshmitarët

Më: 27 maj 2024 Në ora: 21:38
Faton Klinaku

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, ka thënë se Prokuroria e Speciales ka marrë para nga Rusia e Serbia.

Madje, ai ka deklaruar se edhe kanë shantazhuar dëshmitarë.

Ai përmendi Jack Smith, ish-prokuror në rastin e Speciales, më pas në rastin Trump.

“Është i njëjti gjykatës, Jack Smith. Pastaj skandali tjetër që e ka bërë Jack Smith, që tash po ndiqet edhe nga drejtësia amerikane për falsifikimin e dokumentacionit që e ka bërë në rastin e Trumpit.

Po ashtu, po dalin që kanë marrë miliona nga Rusia për të blerë dëshmitarët. Ai është para drejtësisë amerikane për shumë skandale, për shumë shantazhe që iu ka bërë dëshmitarëve dhe për para që ka marrë nga interesa të ndryshme qoftë ruse apo serbe”, ka thënë Klinaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat