OSBE nesër publikon një raport që tregon se si u trajtua krimi i organizuar e korrupsioni në gjykata

Aktuale

OSBE nesër publikon një raport që tregon se si u trajtua krimi i organizuar e korrupsioni në gjykata

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Misioni i OSBE-së nesër do të publikojë një raport se si gjykatat në Kosovë e kanë trajtuar krimin e organizuar të nivelit të lartë dhe korrupsionin.

Raporti, pjesë e një programi më të gjerë të monitorimit të gjyqeve të OSBE-së në rajon, analizon 52 raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit (përfshirë 670 seanca dëgjimore) të monitoruara nga Misioni midis viteve 2021 dhe 2024.

I ndërmarrë me mbështetjen financiare të BE-së, raporti bën rekomandime praktike për të ndihmuar institucionet në adresimin e mangësive në ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë aktivitet do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog, Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, Zëvendëskryeprokurori Agron Qalaj, për të vijuar me prezantimin e gjetjeve dhe një sesion me pyetje dhe përgjigje.

OSBE ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje nesër, 5 qershor 2024, në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Ky projekt i zbatuar nga operacionet në terren të OSBE-së në Tiranë, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë, Shkup dhe që nga korriku i këtij viti, po ashtu në Beograd, do të vazhdojë deri në dhjetor 2026, kur do të publikohet raporti përfundimta

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat