Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i pavarur, Haki Abazi, ka treguar se çfarë kishte thënë dikur kryeministri Albin Kurti për Mimoza Kusari-Lila.
Abazi në emisionin ‘Pressing’ ka thënë se Kurti dikur kishte thënë për Kusarin se ‘me paçavra të ndyta nuk fshihen tavolinat.
“Po i përsërisë fjalët e Kurtit në bisedat me mu, kur është diskutar cështja e Kusarit, më është thënë “ me paçavra të ndyta nuk fshihen tavolinat e diskutimeve në Kosovë. Kurti e ka thënë për Kusarin në të kaluarën, pra Kurti I.
Ideja është që kur është diskutu për formën e angazhimit të individëve të caktuar në punë, është diskutuar edhe cështja e Mimoza Kusarit.
(Për shefe të GP)Tani herën e dytë, kjo është hipokrizia, sikur është ardhë në momentin sikur këto tavolina e këto diskutime të ndyta që duhet me I bo, sikur kjo me Radojqiqin, mund t’i bëjnë ata/ato që e kanë zanat këtë punë”, tha Abazi.