Edita Tahiri: Koha që SHBA e BE me arbitrazh ta finalizojnë marrëveshjen, Kosova zbaton Asociacionin, Serbia e njeh de jure

Aktuale

Edita Tahiri: Koha që SHBA e BE me arbitrazh ta finalizojnë marrëveshjen, Kosova zbaton Asociacionin, Serbia e njeh de jure

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 11:36
Foto nga takimi

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se tash është koha kur SHBA-ja dhe BE-ja duhet të realizojnë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Sipas saj, Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, ndërsa Serbia ta njohë shtetin e Kosovës de jure. Tahiri thotë se kjo do të ndodhte në datën kur Serbia do të hynte në BE dhe në po atë datë edhe Kosova e zbaton obligimin për Asociacionin.

“Është koha që SHBA dhe BE ta realizojnë marrëveshjen finale mes Kosoves dhe Serbisë përmës arbitrazhit me një marrëveshje që përfshinë obligimet e detyrueshme të dy palëve: me një anë Kosova zbaton asociacionin, në anën tjetër Serbia njeh de jure shtetin e Kosovës – kjo marrëveshje do të precizojë që në datën e hyrjes së Serbisë në BE në pë atë datë Serbia ka njohur zyrtarisht Kosovën dhe Kosova ka zbatuar asociacionin.

Një marrëveshje e tillë do të garantohej nga SHBA, BE dhe NATO. Ekzistojnë modele të tilla në historinë e marrëveshjeve paqësore mes shteteve që kanë pasur mosmarrëveshje – është koha që të bëhet një marrëveshje e tillë historike, në mënyrë që më në fund Ballkani Perëndimor te arrinë një paqe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat