Nderohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Aktuale

Nderohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 11:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë përkujtuar ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Ambasada Britanike në Prishtinë ka mbajtur ceremoni përkujtimore për nderimin e dëshmorëve britanikë të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të paqes në Kosovë.

Gjatë ceremonisë u vendosën kurora me lule poshtë pllakës ku janë të shkruar emrat e ushtarëve pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Ky aktivitet u mbajt në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat