Kurti-Begajt: Faleminderit që ishe pjesë e festimit të 25 vjetorit të çlirimit dhe për mbështetjen pa kushte

Aktuale

Kurti-Begajt: Faleminderit që ishe pjesë e festimit të 25 vjetorit të çlirimit dhe për mbështetjen pa kushte

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 20:25
Kurti-Begaj

Kryeministri Kurti ka falënderuar presidentin shqiptar Bajram Begaj për pjesëmarrje në festën e 25-vjetorit të çlirimit të shtetit tonë.

Kurti ka përmendur afërsinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se në dekadën e ardhshme do ta kemi edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës.

“Në ditë si këto, ne shpesh shikojmë prapa në arritjet tona të së kaluarës, edhe kur presim me padurim arritjet e së ardhmes. Në dekadën e mëparshme, Autostrada e Kombit (Rruga e Kombit) ishte infrastruktura kryesore që afroi Kosovën dhe Shqipërinë.

Këtë vit ishte shkëmbimi i energjisë ALPEX. Për dekadën e ardhshme duhet të jetë hekurudha Prishtinë-Durrës. Faleminderit Presidenti Bajram Begaj që ishe pjesë e festës sonë të përbashkët të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të pakushtëzuar”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat