“Xhavit rrenci, farë e flliqtë”, Haziri “shpërthen” ndaj deputetit të PDK-së

Aktuale

“Xhavit rrenci, farë e flliqtë”, Haziri “shpërthen” ndaj deputetit të PDK-së

Nga: N.E Më: 12 qershor 2024 Në ora: 21:20
Xhavit Haliti

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka reaguar ndaj deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur atë “rrenc”, madje edhe e konsideron “farë e flliqtë”.

“Xhavit rrenci! Fjalimi i në Kuvendin e Republikës së Kosovës i ish-kryeministrit të Mbreterisë së Bashkuar, Toni Bler, i cili vlerësoi lartë rolin e Presidentit historik të Kosoves , Dr. Ibrahim Rugovës në procesin e çlirimit, të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, sikur i ka trazuar majtistët enverist si puna e Xhavit Halitit, i cili duke shfaqur mos durim ndaj fakteve historike, shkoi aq larg me gënjeshtra duke e dezinformuar opinionin në një emision televiziv, gjoja Ibrahim Rugova paska kërkuar azil politikë në Gjermani gjatë vitit 1999, akoma pa hyrë trupat e NATO-s në Kosovë.

Xhavit zeza , thotë se pas kthimit të Rugovës në Kosovë ndodhen vetëm disa incidente të vogla, pra vrasja e zyrtarëve të LDK-së si ajo e Xhemajl Mustafës dhe të tjerëve për majtistin enverist Xhavit Halitin paskan qenë vetëm disa incidente të vogla. Farë e flliqtë!”, ka shkruar Haziri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat