“Nëse Trumpi del fitues...”, gjenerali shqiptaro-amerikan zbulon bisedën telefonike: Ja çfarë e këshilloi Macroni-Vuçiqin për dialogun me Kosovën

Aktuale

“Nëse Trumpi del fitues...”, gjenerali shqiptaro-amerikan zbulon bisedën telefonike: Ja çfarë e këshilloi Macroni-Vuçiqin për dialogun me Kosovën

Nga: A.Zh Më: 25 qershor 2024 Në ora: 08:19
Emmanuel Macron dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon të premten me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Ai ka treguar se i ka kërkuar Macronit, që çështjet e rëndësishme për Serbinë, që ndërlidhen me Kosovën, të vazhdojnë të zënë vend të rëndësishëm në agjendën e Bashkimit Evropian (BE).

Ai ka sqaruar po ashtu se me shefin e Elizesë diskutuan edhe mbi sigurinë rajonale dhe stabilitetin ekonomik. “Theksova se mbështetja për dialogun mbetet themeli i politikës së Serbisë në marrëdhëniet rajonale dhe faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të vështira me të cilat përballemi të gjithë ne”, ka thënë presidenti serb.

Lidhur me këtë bisedë telefonike mes homologëve serbë e francezë, ka reaguar gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, përcjell Bota sot.

Ai ka ngritur dyshimet se Macron e ka këshilluar Vuçiqin, që të zhagisë dialogun me Kosovën, derisa Trump t'i fitojë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në bisedën e fundit telefonike, që Vuçiq e zhvilloi me Macronin, Macroni e përsëriti edhe një herë se Serbia e ka dhe do ta ketë edhe në të ardhmen mbështetjen e Francës në të gjitha arenat.

Poashtu, Macroni e këshilloi Vuçiqin që do të ishte mirë që Serbia t’i zhagojë këmbët sa i përket dialogut me Kosovën, derisa të dihet se Trumpi do të del fitues.

Në qoftë se Trumpi del fitues, uji do të shkojë në mullirin e Serbisë”, ka shkurar gjenerali Maralusha në një postim në Facebook.

Deklaratat e Vuçiqit erdhën vetëm dy ditë pasi ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq, deklaroi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është “në koma”.

Ai tha se Parlamenti i ri Europian është konstituuar dhe disa gjëra po ndryshojnë në Evropë. Sipas tij, viti i ardhshëm “mund të jetë viti në të cilin situata do të jetë më e favorshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat