Osmani uron shefin e ri të NATO-s: Mezi pres të punojmë bashkë për avancimin e Kosovës në NATO

Aktuale

Osmani uron shefin e ri të NATO-s: Mezi pres të punojmë bashkë për avancimin e Kosovës në NATO

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 13:16
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe shefi i ri i NATO-s

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar sekretarin e ri të Përgjithshëm në NATO, Mark Rutte.

Osmani, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën.

“Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re.

Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në X.

Ajo po ashtu tha se bashkëpunimi i fortë me NATO-n do të vazhdojë edhe me sekretarin e Përgjithshëm Rutte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat