Edi Rama takon Vjosa Osmanin në homazhet për Kadarenë

Aktuale

Edi Rama takon Vjosa Osmanin në homazhet për Kadarenë

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 12:02
Edi Rama takon Vjosa Osmanin

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Në Tiranë për homazhe ka shkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu

Image
Edi Rama takon Vjosa Osmanin

Para se të hyjë në TKOB, Osmani është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Homazhe para arkivolit të Kadaresë ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anëtarë të kabinetit të tij dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat